Vaxhid Rexhepaj, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Kamenica, Kadri Rahimaj, është bërë pjesë e listës së Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Rexhepaj, i cili është anëtar dhe aktivist i kahershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht ushtron edhe detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit Rahimaj. Ai tashmë do të jetë pjesë e garës zgjedhore në kuadër të listës së këtij subjekti politik në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.
Përfshirja e tij në listë konsiderohet si vazhdim i angazhimit të tij politik dhe institucional, duke qenë aktiv në strukturat e Vetëvendosjes dhe në qeverisjen lokale në Kamenicë./Radio Star/

