Ndotja e ajrit është një cështje globale shëndetësore e cila vazhdimisht po rritet.
Javët e fundit dhe në vijim qyteti i Gjilanit vazhdon të jetë një ndër qytetet më të ndotura në vend duke shënuar rritje alarmante të ndotjes së ajrit dhe shifrat kanë arritur mbi normat e lejuara.
Pluhuri PM10 standari është 50 ndërsa në Gjilan ka arritur vlerën 113,33.
Për vedijësim dhe informim të nxënëseve sot mësuam më shumë për ndotjen e ajrit, si shkaktohet, cilat janë burimet e ndotjes, si mundet faktori njeri të ruaj ambientin dhe të ruhet nga ndotja e ajrit.
Me një video edukative,plotësimin e kuizit rreth ndotjes së ajrit, e më pas vet fëmijët kontrolluan ndotjen momentale në Kosovë, gjegjësisht në qytetin e Gjilanit përmes burimit të internetit u befasuan nga rezultati.
Si masë preventive u shpërndanë maskat për të gjithë fëmijët e qendrës dhe u këshilluan që të evitojnë daljet pa nevojë në ambient të jashtëm.
Me dashuri
Teacher Festa
Sidi Education
Gjilan