Ushtrimet e shpeshta mund të ndihmojnë të mbijetuarit e kancerit të zorrës së trashë të jetojnë për aq kohë sa njerëzit në popullatën e përgjithshme, sugjeron një studim i ri.
Në fakt, pacientët me kancer të zorrës së trashë që ishin shumë aktivë fizikisht kishin norma të mbijetesës trevjeçare që ishin pak më të larta se mesatarja, sipas rezultateve.
Autori kryesor thotë, “Ky informacion i ri mund të ndihmojë pacientët me kancer të zorrës së trashë të kuptojnë se si faktorët që ata mund të kontrollojnë – nivelet e tyre të aktivitetit fizik – mund të kenë një ndikim domethënës në prognozën e tyre afatgjatë”.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga dy prova që përfshinin gati 2,900 pacientë me kancer të zorrës së trashë në fazën 3, të cilët raportuan për aktivitetin e tyre fizik pas operacionit dhe kimioterapisë, shkruan Healthday, transmeton Gazeta Shneta.
Nivelet e aktivitetit të tyre u përkthyen në ekuivalente metabolike ose orë MET, të cilat matin djegien e energjisë.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që bënin 18 ose më shumë orë MET-orë stërvitje në javë kishin një normë të përgjithshme mbijetese trevjeçare 3% më të lartë se popullata e përgjithshme.
Nga ana tjetër, të mbijetuarit nga kanceri i zorrës së trashë që regjistroheshin më pak se 3 orë MET në javë kishin një shkallë të përgjithshme mbijetese 3% më të ulët se popullata e përgjithshme, bazuar në të dhënat e grumbulluara.
Autorët i quajnë këto gjetje të fuqishme dhe thonë se ato mund të përdoren për të ndihmuar në motivimin jo vetëm të pacientëve me kancer, por të gjithëve, për të ushtruar. /Gazeta Shneta/