Aktori i njohur gjilanas, Fatmir Spahiu, është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ai ndan me ndjekësit e tij fotografi të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe statuset satirike dhe qëndrimet e tij herë pas here lidhur me situatat aktuale në vend.
Së fundmi, aktori ka publikuar në InstaStory një shkrim dedikuar mërgimtarëve, të cilët gjatë verës shumica prej tyre kthehen në Kosovë.
Aktori e ka cilësuar këtë periudhë si më të bukurë e vitit, duke thënë se vetëm me ta Kosova është plot dhe e vërtetë.
“Koha e gurbetqarëve është pjesa më e bukur e vitit. Veç me ta Kosova është e plotë dhe e vërtetë. Kënaquni loqka”, kanë qenë fjalët e tij.
Përndryshe, Fatmir Spahiu vazhdon të jetë i angazhuar në shumë projekte të ndryshme kinematografike vendore.