Aktori i njohur kosovar Shkumbin Istrefi ka treguar përvojën e tij sa i përket shërbimit me ujë në Greqi.
Istrefi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në Greqi fillimisht shërbehet uji, e pas 5 minutash ta marrin porosinë.
Tutje ai ka shtuar se njerëzit mund edhe të ulen, të pijnë ujë edhe të largohen nga restauranti.
Postimi i tij i plotë:
Ne Greqi, psh, si te ulesh ne restoran apo kafiq, ta bijne nje shishe me uje (qe shpesh eshte i ceshmes) dhe tek pas nja 5 minutash vjen kamarieri dhe te pyet per porosi. Pra mundesh vetem me pi ujin dhe me u cu pa porosite hiq.
Une besoj qe ky gjest eshte njerezor. Ndoshta edhe i bazuar ne fe. Nuk duan njerezit me hy ne gjynah, me te detyru me pagu nese je vetem i etur per uje. Pra te japin hapesire qe te rimendosh nese don te shpenzosh para, dhe jo te ta paguajne edhe ujin me cdo kusht.