Për aktorin e njohur shqiptar, Luan Jaha, u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore, e për çka u kërkua me urgjencë të sigurohet gjak nga personat që veçse e kanë kaluar COVID-19 që në këtë mënyrë të sigurohet plazma e gjakut. Ndihmë u kërkua nga shumë regjisorë e artistë shqiptarë të cilët e shpërndanë informacionin, me ç’rast rezultoi dhe me sigurim të shpejtë të asaj çfarë kërkohej, përcjellë Klan Kosova. Por, tashmë ka reaguar edhe vetë aktori Luan Jaha, i cili pasi ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë, ka pohuar që gjendja e tij shëndetësore është stabile. “Pershendetje miq,
Ju falemnderit shumë për gadishmërinë!
Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!
Ju paça”, ka shkruar Jaha.