Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe gjithë qeverinë e Kosovës për paaftësi për të qeverisur.
Ai ka thënë se si pasojë e inflacionit, Kosova ka humbur 200 milionë euro.
“Tash te 700 milionëshi… 19% inflacionin e ka Kosova, 750 milionët nuk i ka shpenzuar për një vit e gjysmë. Sa iu ka rënë vlera këtyre parave? Gati 200 milionë euro janë zhvleftësuar. 200 milionë euro ia ka humbë vendit të vet ministrit i Financave, duke mos i shti në qarkullim. A ka keqpërdorim më të madh”, ka pyetur Limaj në Pressing të T7.