By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Akuzat e reja për krime lufte, Kadri Veseli deklarohet i pafajshëm
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Akuzat e reja për krime lufte, Kadri Veseli deklarohet i pafajshëm

Përditësimi i fundit: May 10, 2022 11:56 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm.

- Advertisement -

I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Veseli e konfirmoi këtë.

Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës.

Pas leximit të akuzave të reja kundër tij, Veseli u deklarua i pafajshëm për akuzat e reja me të cilat ngarkohet nga Prokuroria e Specializuar.

“I kam lexuar akuzat, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”, tha Veseli. “Deklarohem i pafajshëm”.

Prokuroria po pretendon se Kadri Veseli dhe tre të bashkë-akuzuarit e tjerë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Ndryshe, në vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit ka caktuar datën e paraqitjes së tyre, thuhet se më 3 shtator 2021, ZPS ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar për tu konfirmuar nga gjykatësi paraprak.

Tutje, thuhet se më 22 prill 2022, pasi urdhëruan palët të paraqisnin dhe u mor përgjigja e mbrojtjes dhe e ZPS-së, mbi materialin mbështetës të amendamenteve që konsiderohet se përbëjnë akuza të reja që mbështesin konstatimin e dyshimit të bazuar mirë në pajtim me rregullin 86 (4) të Rregullores, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën e ndryshuar

Kurse, thuhet se më 29 prill 2022, ZPS- ja dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar publikisht të redaktuar dhe dokumentet përkatëse.

Më 9 nëntor të vitit të kaluar, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Gjilani shpërndan foli plastike për serra familjare për 261 fermerë
Radojiçiq heq dorë nga bizneset në Serbi, ua transferon pronësinë vëllezërve Veselinoviq
Kosova ka 416 mijë hektarë tokë të shfrytëzueshme
Haradinaj: Këshillat e akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin
Nehat Ramadani dhe Arben Mehmeti priten të jenë pjesë e Qeverisë Hoti
Artikulli i mëparshëm Ngjarja e trishtë në Gjilan, 70-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e mbesës ende në arrati
Artikulli tjetër Pas raportimit nga Radio Star, mirren masa disiplinore ndaj stafit mjekësor që kanë kujdestaruar me datë 05 maj 2022 dhe penalizim nga mbajtja e kujdestarisë për muajin në vijim, pra muajin qershor

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.