Gazetari dhe jurisiti i njohur Fation Shehu dhe komentatori Dritan Shakohoxha, janë të ftuar në emisionin “Zone e Lire”, ku po flasin për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së.
Gjatë debatit Shehu e akuzoi komentatorin Shakohoxha si një njeri që ka perfituar bileta falas nga Armand Duka.
“Ti je shok i Dukës, ti ke përfituar nga Federata, bileta falas etj. Ke shitur biletat e Federatës. Edhe mos më thuaj mua zemra, ji më burrëror”, tha Shehu.
Ndersa, Shakohoxha i befasuar u pergjigj:
“Ore çfarë thua, çfarë i ke këto, se turp kush të dëgjon. Nga i ke këto akuza ndaj meje? Ti s’ke punë me mua. Këto që thua nuk janë aspk të vërteta”, u shpreh Shakohoxha. / FFK /