💧 KURSENI DHE MOS E KEQPËRDORNI UJIN!
📍 Gjilan, 18 qershor 2025 – Aktualisht, niveli i rezervave të ujit është stabil. Megjithatë, me hyrjen në sezonin e verës dhe rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm kërkesa për ujë.
🚫 Fatkeqësisht, shumë qytetarë po e keqpërdorin ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme, kryesisht për ujitje, duke ndikuar negativisht në furnizimin e rregullt me ujë dhe duke privuar të tjerët nga e drejta për qasje në ujë të pastër. Kjo situatë gjithashtu e vështirëson operimin e Kompanisë.
🔍 Kompania ka intensifikuar inspektimet në terren dhe çdo konsumator që haset në shkelje, do të përballet me masa ligjore, përfshirë ndërprerjen e shërbimeve dhe procedim gjyqësor për vepër penale.
📢 APEL TEK QYTETARËT
Ju lusim për kursim dhe kujdes maksimal në përdorimin e ujit! Mos e shfrytëzoni për:
đźš— Larjen e automjeteve
🌿 Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve
🚰 Lënien e rubinetëve hapur pa nevojë
🏗️ Punë ndërtimore, veçanërisht në banesat kolektive që janë në ndërtim
🔧 Rrjedhjet – raportoni menjëherë në Kompani
❌ Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit të ujit.
🙏 UJË PËR TË GJITHË – PËRGJEGJËSI PËR ÇDO NJËRIN!