Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara më këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.
Në total numri i rasteve aktive është 26.575.