AVONET, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore e cila është rënduar anembanë vendit dhe po rëndohet edhe më tej si rezultat i punimeve jocilësore dhe mirëmbajtjes jo të duhur.
“Kërkojmë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që sa më parë të themelojë një komision dhe të bëjë vlerësimin e gjendjes së rrugëve, Komision ky i cili në përbërje duhet të ketë profesionistë të fushës dhe përfaqësues nga shoqëria civile”, thuhet në mes tjerash në reagim.