Facebook ka pësuar një sulm që ka ekspozuar llogaritë personale të 50 milionë njerëzve, ka pranuar kompania.
Një dobësi në kodin e rrjetin social nënkuptoi se hakerët mund të hyjnë në llogaritë e njerëzve dhe të shohin informacionet më private të tyre, tha kompania, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazetametro.net
Kompania kërkoi falje për këtë thyrje që ndodhi.
Cështja lidhet me mjetin ”view as”, që lejon njerëzit të shohin profilin e tyre siç do të shihnin profilin e njerëzve të tjerë.
Duke eksploatuar këtë, hakerët mundën të vjedhin ”access token” që mban llogaritë e njerëzve të sigurta dhe pastaj të hyjë në to.