Sot në orët e mëngjesit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit.
I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19, ndërsa kryetari Smajl Latifi ka thënë se është punëtor i një ndërmarrjeje dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Indeksonline mëson se ka vdekur edhe një pacient tjetër, i prekur me Covid-19.
Poashtu në pritje të analizave për virusin Covid-19 është edhe personi i tretë, i cili ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Indeksonline ka kontaktuar me mjekun kujdestar Shemsedin Dreshaj në Klinikën Infektive i cili nuk dha informata në lidhje me këtë gjë, por tregoi që në ora 15:00 do të ketë prononcim për media, ku do të jep detaje në lidhje me ngjarjet e fundit.