Asambleisti Gentrit Murseli ka njoftuar se është tërhequr nga rendi i ditës në Kuvendin Komunal propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të mbi 75 hektarëve tokë komunale.
Sipas tij, reagimi publik dhe shqetësimet e qytetarëve ndikuan që Komuna e Gjilanit të tërhiqte këtë pikë.
Statusi i plotë i Gentrit Murselit:
TËRHIQET ALBAN HYSENI!
Sapo pranuam njoftimin nga administrata e Kuvendit se është tërhequr nga rendi i ditës Propozim-Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale.
Pas reagimit tim publik dje dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, u dëshmua se transparenca dhe presioni publik japin rezultat.
Ky është një hap prapa i Alban Hysenit, i cili u detyrua të tërhiqet nga tentativa për t’ia dhënë këtë pronë publike në shfrytëzim një kompanie të themeluar vetëm dy muaj më parë.
Ky vendim nuk kalon, sepse pasuria e qytetarëve nuk negociohet e nuk falet për interesa personale!

