KEDS u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Kjo pasi sipas tyre, kostoja e energjisë elektrike është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar.
Përmes një komunikate për media, nga KEDS kanë thënë se kjo rritje ka prekur edhe vendet më të zhvilluara të Evropës.
Kostoja e energjisë elektrike është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej çdo parashikimi. Ato kanë prekur edhe vendet më të zhvilluara të Evropës. Ballafaqimi me çmimet e larta të importit të energjisë elektrike duhet të bëjë që secili nga ne të reflektojmë përballë kësaj krize. E gjithë kjo në mënyrë që efekti negativ i tyre të ndihet sa më pak tek në të ardhmen, thuhet në një komunikatë për media nga KEDS”, thuhet në komunikatë.
“Thirrjet tona për kursim po bëhen me qëllim që t’u lehtësohet barra financiare konsumatorëve tanë në faturat mujore në këtë periudhë, por edhe në të ardhmen. Në anën tjetër, tani që sfida e sigurimit të importit me çmime të larta po bëhet edhe më e madhe për KEDS-in dhe KESCO-n, thirrja për kursim dhe përkrahja e konsumatorëve së bashku me mbështetjen e institucioneve është e domosdoshme”, thuhet tutje aty.
Nga KEDS, kanë deklaruar se këtë vit importi i energjisë elektrike ka shënuar rritje për 10 milionë euro.