Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka nisur ditën me arkitektin dhe ish-kandidatin e Listës Guxo, Ilir Poroshtica, i cili para pak javësh kishte dhënë dorëheqje duke deklaruar arsye personale.
Takimi i sotëm mes Hysenit dhe Poroshticës ka ngjallur interes, pasi ky i fundit më herët kishte shprehur kritika për projektin e bulevardit prej 18 milionë eurosh. Kjo ngre pyetjen nëse kemi të bëjmë me një afrim të mundshëm politik në prag të zgjedhjeve.
Në postimin e tij publik, Hyseni theksoi:
“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim.”