Në ambientet e VR CrossFit në Gjilan, Albam Hyseni u njoh nga afër me përkushtimin dhe energjinë që e karakterizon rininë gjilanase. Ai theksoi se çdo ushtrim dhe ritëm stërvitjeje është dëshmi e disiplinës dhe vendosmërisë për të sfiduar vetveten.
Sipas tij, hapësira të tilla rekreative i japin rinisë jo vetëm shëndet dhe gjallëri, por edhe besim në aftësitë e tyre. Me moton “Bashkë për Rininë”, Hyseni premtoi mbështetje të vazhdueshme për krijimin e mundësive të reja sportive e rinore në Gjilan.
#BASHKËpërGjilanin