Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se numri 105 është numri i fitores për qytetin. Ai ka theksuar se ky numër simbolizon besimin dhe mbështetjen e qytetarëve për ndryshimin e nisur në Gjilan.
Hyseni ka rikujtuar se më 12 tetor pritet të shënohet fitorja e dytë e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë, duke e konsideruar këtë datë si moment vendimtar për vazhdimin e projekteve dhe zhvillimin e qytetit.
“105 është numri i fitores. Lista e fitores për Gjilanin. 12 tetori është fitorja jonë e dytë e madhe”, ka theksuar Hyseni, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për ta çuar përpara vizionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar e më të drejtë.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, mbetet e përkushtuar për të ofruar qeverisje transparente, të ndershme dhe me fokus në interesin e qytetarëve.