Agron Kurtalani – sinonimi i basketbollit gjilanas
Pas një kohe të gjatë e takova trajnerin e fëmijërisë sime dhe të shumë basketbollistëve të qytetit tonë, z. Agron Kurtalani, të cilit me emocion të veçantë i ndava mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin e sportit gjilanas.
Mua dhe brezave të tërë na e mësoi lojën, disiplinën dhe përkushtimin që në parket dhe në jetë të mos dorëzohemi kurrë!
Faleminderit, trajner!









