Shpend Nuhiu është drejtori tretë i cili merr pozitë të re në DKA, Alban Hyseni sot ka zyrtarizuar atë pas dorëheqjës së Albana Demirit shkruan Radio Star.
Hyseni asesi nuk po arrin të gjejë qetësi në Drejtorin e Arsimit, tani ai shpreson se Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për këtë post me përvojën që ka, më poshtë ju sjellim postimin e tij.
Postimi i plotë:
Me përvojën e tij menaxheriale, si dhe me angazhimin politik, Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për të vazhduar punën e mirë dhe ndryshimet e mëdha në Drejtorinë e Arsimit.
Angazhimi i madh i drejtoreshave më herët, puna e jashtëzakonshme e tyre, do të vazhdohet tani edhe nga drejtori i ri!
Urime për detyrën e re dhe suksese të vazhdueshme në angazhimin e ri, Shpend!