Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar fotografi nga punimet për fasadimin e banesave përballë Spitalit të Gjilanit, të cilat tashmë po marrin një pamje të re.
Hyseni ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti, të gjitha banesat e vjetra në qytet do të rregullohen nga jashtë, me qëllim të përmirësimit të pamjes së tyre dhe të estetikës urbane të Gjilanit.
Punimet synojnë t’u japin një pamje më moderne ndërtesave të vjetra, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe të ambientit të përgjithshëm të qytetit.










