Lëvizja VETËVENDOSJE! zhvillimin ekonomik e synon përmes forcimit të prodhuesve vendor
Kryetari Alban Hyseni bashkë me kandidaten për asamble Diellza Lubishtani, vizituan një pemishtë në fshatin Përlepnicë.
Problemet me të cilat përballen ata janë të shumta, ne u zotuam se subvencionet në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i përfitojnë jomeritorët, gjithashtu do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e tregut për prodhuesit tanë.
Edhe këtu si çdo kund tjetër, gjetëm mbështetjen e plotë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.