Alban Hyseni ka bërë sot betimin solemn për mandatin e dytë si Kryetar i Gjilanit, duke premtuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe bashkëpunim për zhvillimin e qytetit.
Statusi i plotë:
Sot bëmë betimin solemn bashkë me asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë dhe të ardhmen.
Betohem se do të vazhdoj t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i Komunës së Gjilanit me besnikëri dhe ndërgjegje!
Do të punojmë bashkë, me vizion dhe vendosmëri për të mirën e Gjilanit.
Na priftë e mbara!

