Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ekipin e Lëvizjes Vetëvendosje, po zhvillojnë takime të vazhdueshme me qytetarët nëpër lagje e lokalitete të ndryshme të qytetit.
Ky mobilizim po ndodh tani, me takime që po zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes. Qëllimi i tyre është të dëgjojnë nga afër shqetësimet, kërkesat dhe idetë e banorëve, duke i bërë ata pjesë të proceseve vendimmarrëse në nivel lokal.
“Lagje për lagje, derë më derë – bashkëbisedimi me qytetarët është thelbi i punës sonë. Kjo është mënyra më e drejtë për të ndërtuar politika që burojnë nga nevojat e tyre reale,” është shprehur Hyseni gjatë një prej takimeve.
Pritet që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa ekipi i Vetëvendosjes të përfshijë të gjitha zonat e komunës, duke u fokusuar në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.