Kryetari aktual dhe njëherit kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka deklaruar se mandati i tij si udhëheqës i Komunës do të mbahet mend për realizimin e projekteve madhore kapitale.
Në një deklaratë publike, Hyseni ka theksuar se janë 11 projekte që tejkalojnë vlerën 1 milion euro, të cilat sipas tij, do të jenë trashëgimi konkrete e kësaj qeverisjeje.
“Ajo për çka do të mbahemi mend si qeverisje janë 11 projektet kapitale mbi 1 milion euro”, ka shkruar ai.
Mes projekteve të përmendura janë: Stacioni i ri i Autobusëve, Qendra Kulturore (KultQendra), Rruga “Hamdi Kurteshi”, Qendra e qëndrimit ditor për të moshuar dhe bujtina për studentë, Palestra e re sportive, Shkolla e re e Mjekësisë, dhe Bulevardi i Qytetit, të cilin Hyseni e ka cilësuar si “projekti më i madh kapital në historinë e Gjilanit”.