Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidaten për Asamble, Leonora Morina-Bunjaku, ka vizituar OJQ-në “Duart e Arta Zoja”, ku u takua me gra e vajza që merren me punime artizanale.
Hyseni vlerësoi rolin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe u zotua për mbështetje të vazhdueshme ndaj nismave që fuqizojnë gruan dhe artin vendor.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidaten për Asamble, Leonora Morina-Bunjaku, vizituam OJQ-në “Duart e Arta Zoja”, ku patëm kënaqësinë të takojmë shumë gra e vajza që me pasion punojnë artizanate të ndryshme.
Këto gra janë shembull frymëzues i forcës, kreativitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.
Do të vazhdojmë t’i mbështesim iniciativat që fuqizojnë gruan, promovojnë artin vendor dhe e mbajnë gjallë kulturën tonë.
#BASHKËpërGjilanin