Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për mandatin e dytë, Alban Hyseni, ka nisur turin në mërgatë për t’u takuar me bashkëatdhetarët tanë.
Sot, ai e filloi ditën në Rheinfelden, ku pati mundësinë të bashkëbisedojë me mërgimtarët, të dëgjojë nga afër përvojat dhe sfidat e tyre, si dhe të ndiejë përkrahjen e vazhdueshme për Lëvizjen.
Takime të tilla jo vetëm që forcojnë lidhjen me diasporën, por gjithashtu japin energji dhe besim për planet e ardhshme drejt realizimit të vizionit për Gjilanin që duam.
Ky është postimi:
Sot e nisëm mëngjesin në Rheinfelden bashkë me mërgimtarët tanë. ☀️
Jam i lumtur t’i dëgjoj nga afër, të ndaj përvojat e tyre dhe të ndjej si gjithmonë përkrahjen e vazhdueshme për Lëvizjen. ❤️
Çdo takim i tillë më jep energji për planet tona për Gjilanin që duam. 🤝🏻
#vazhdojmëpërGjilanin