Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka nisur ditën e sotme me një takim miqësor me profesorin Nevzad Isufi, ish-kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka ndarë momente nga takimi, duke theksuar vlerësimin e tij për kontributin e profesor Isufit në Lëvizje dhe në jetën publike të qytetit.
“Mirëmëngjesi Gjilan
Bashkë me Luanin, sot kemi pirë kafen e mëngjesit me profesorin Nevzad Isufi, ish-kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Gjilan dhe njërin nga aktivistët tanë më të mirë, që vazhdon të jetë shembull edhe sot”, ka shkruar Hyseni.
Takimi u vlerësua si një moment reflektimi për rrugëtimin e përbashkët politik dhe përkushtimin ndaj qytetit të Gjilanit.










