Mirëmëngjesi nga shtëpia më e vjetër në Gjilan!
E ndërtuar në shekullin XIX me gurë, qerpiç e dru, shtëpia e Zekirja Abdullahut mbetet një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore. Arkitektura tradicionale, tavanet e punuara me dorë dhe dhomat me oxhakë e bëjnë atë një dëshmi të gjallë të mjeshtërisë së dikurshme. Megjithëse me kalimin e viteve janë bërë disa ndryshime të vogla, shtëpia ka ruajtur origjinalitetin e saj.
Sot ajo është monument i trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit dhe simbol i historisë së qytetit.










