Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, është shprehur i bindur se energjia dhe mbështetja e qytetarëve po dëshmon çdo ditë se më 12 tetor do të arrihet një fitore e bindshme.
Në një takim me kandidatin për Asamble, Shefket Kqiku, ai prezantoi vizionin për projektet kapitale që, sipas tij, do t’i japin hov zhvillimit dhe transformimit të qytetit.
Statusi i plotë:
Energjia e qytetarëve të Gjilanit po dëshmon çdo ditë se më 12 tetor do të shënojmë fitoren bindëse.
Bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Shefket Kqiku, ndamë vizionin e projekteve kapitale për Gjilanin tonë, të cilat do t’i japin hov zhvillimit dhe transformimit që e kemi nisur.
BASHKË për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin