Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati për rizgjedhje nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka vazhduar sot takimet me qytetarë në disa zona të komunës.
Në një atmosferë entuziaste, ai është pritur me ngrohtësi në Cërnicë, ku ka falënderuar banorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka prezantuar projektet e reja për mandatin e ardhshëm.
Pas takimit në Cërnicë, Hyseni ka zhvilluar një tjetër tubim madhështor në lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë, ku bashkë me deputetë dhe kandidatë për Asamble, ka theksuar bashkimin dhe përkushtimin për fitore në zgjedhjet e 12 tetorit.
Statuset e plota:
Në një atmosferë fantastike, energji e entuziasëm, sonte u pritëm në Cërnicë!
Faleminderit nga zemra banorëve të Cërnicës, Vrapqiqit, Gumnishtës dhe Kravaricës për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e madhe që na dhuruan.
Në tubim morën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Shqipe Selimi, si dhe deputetë të tjerë nga Gjilani, të cilat dhanë mesazhe të fuqishme për bashkim e fitore.
Krenarë edhe për kandidatin tonë për Asamble nga ky fshat, Astrit Sherifi, i cili u mirëprit me shumë dashuri nga bashkëfshatarët e tij.
Fitorja po vjen – bashkë, me zemër dhe me besim! ❤️
#BASHKËpërGjilanin
Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë ❤️
Pas një takimi të jashtëzakonshëm në Cërnicë, u kthyem në qytet për një tubim po aq madhështor!
Lagjet Kodra e Dëshmorëve II dhe Lagjja e Tetë folën qartë: Fitorja është e jona, dhe me të parën – pa balotazh!
Bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatët për Asamble nga këto lagje – Kushtrim Ibrahimi, Fatime Aliu, Enver Haziri dhe Nafije Kadriu – biseduam për punët e mira të realizuara gjatë mandatit të parë qeverisës, si dhe për projektet e reja që na presin në vazhdim.
Bashkë drejt fitores së madhe të 12 Tetorit! ❤️
#BASHKËpërGjilanin