Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Gjilanit, kandidati për kryetar, Alban Hyseni, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar gjatë ditës së votimit.
Përmes një komunikate drejtuar gjilanasve, Hyseni ka vlerësuar lart përgjegjësinë qytetare dhe maturinë demokratike të shfaqur në këtë proces, duke theksuar se numërimi i votave do të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Sot e dëshmuat edhe një herë tjetër që qytetaria dhe përgjegjësia janë pjesë e qytetit tonë.
Pjesëmarrja juaj në këtë proces zgjedhor dhe kultura gjatë votimit është dëshmia më e madhe për dashurinë dhe respektin për qytetin tonë.
Tashmë vendvotimet janë mbyllur dhe presim me maturi numërimin e votave, të cilat do të reflektojnë vullnetin tuaj.
Faleminderit me zemër!