Fundviti me super investim në Gjilan!”. Kështu është shprehur, kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka përmendur nënshkrimin e kontratës për rinovimin e palestrës sportive si dhe të ndërtimit të stacionit të autobusëve.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë palestrën e sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka thënë Hyseni.
I pari i komunës së Gjilanit poashtu ka bërë me dije se po e përmbyllin vitin edhe me një tjetër projekt tjetër madhor. “Sot gjithashtu nënshkrova kontratën për ndërtimin e stacionit të autobusëve – një epokë e re për transportin! Stacion modern, investim prej rreth 1 milionë euro.”, ka thënë kryetari Hyseni.