Kandidati për mandatin e dytë për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, pas tubimit të sotëm ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, deklaroi se Gjilani po e tregon qartë përkrahjen e tij për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Ai theksoi se atmosfera e ngrohtë, energjia dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve janë dëshmi e vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të bashkëpunimit.
Sipas Hysenit, mesazhi i ditës së sotme ishte i qartë: të dielën, Gjilani do ta vulosë fitoren, duke dëshmuar edhe njëherë forcën dhe zemrën e bashkuar të qytetit.
Statusi i plotë:
Gjilani është me zemër me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Kjo u dëshmua fuqishëm sot në këtë tubim madhështor, me plot energji dhe entuziazëm për fitoren e madhe.
Në Gjilan na nderoi me prezencë edhe kryeministri z.Albin Kurti, i cili bashkë me qytetarët gjilanas përcollën mesazhin e jashtëzakonshëm se të dielën do ta vulosim fitoren.
Po e dëshmojmë forcën e vërtetë të këtij qyteti!
Jemi BASHKË për Gjilanin! ❤️









