Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vlerësuar punën dhe suksesin e bizneseve vendore, duke theksuar se prodhimi cilësor dhe përkushtimi i ndërmarrjeve lokale janë shembull i zhvillimit ekonomik dhe krenarisë së qytetit.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidaten për asamble Leonora Morina Bunjaku vizituam kompaninë FLORA Rehau.
FLORA Rehau është një kompani shumë e suksesshme në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve prej PVC dhe alumini. Një pjesë e madhe e prodhimit të tyre shkon për eksport, duke e bërë këtë biznes një shembull të mirë të punës cilësore dhe përkushtimit vendor.
#BASHKËpërGjilanin