Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili synon edhe një mandat të ri për të udhëhequr komunën, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza, ku tha se ato përbëjnë forcën kryesore të Lëvizjes.
Ai, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e forumit të gruas në Lëvizje, Albulena Haxhiun, deputete dhe kandidate për asamble, prezantoi planin për vazhdimësinë e projekteve dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Gjilanit.
Statusi i plotë:
Gratë dhe vajzat janë forca e Lëvizjes, e sot si kurrë më parë ato janë rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë për Gjilanin.
BASHKË me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e forumit të gruas në Lëvizje, Albulena Haxhiun, deputetet e kuvendit dhe kandidatet tona për asamble, takuam sonte gratë dhe vajzat e komunës tonë.
Para tyre shpalosëm planin tonë, e vazhdimësinë e punëve të mira edhe në mandatin e ri.
Faleminderit nga zemra për këtë tubim madhështor.
#BASHKËpërGjilanin