Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Zhegrës, ku u diskutua mbi rolin e tyre në jetën shoqërore dhe politike.
Në këtë takim, ai theksoi rëndësinë që gratë të jenë pjesë aktive e procesit të vendimmarrjes dhe kontributin që ato kanë dhënë ndër vite në zhvillimin e komunës.
Sipas Hysenit, gratë e Gjilanit kanë qenë forca kryesore dhe çelësi i shumë fitoreve të Lëvizjes.
Statusi i plotë:
Me gratë dhe vajzat e nderuara të Zhegrës heroike patëm një takim të mrekullueshëm, plot energji pozitive dhe bashkëbisedim të hapur.
Diskutuam për rolin e jashtëzakonshëm që kanë gratë në jetën shoqërore e politike, si dhe për rëndësinë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes për të ardhmen tonë.
Gratë e Gjilanit gjithmonë kanë qenë fuqia e Lëvizjes dhe çelësi i fitoreve tona!









