Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë EDM Events, një nga përfituesit e Fondit për Ndërmarrësi, me themeluese znj. Albana Pireva. Me përkushtim, vizion dhe pasion për inovacionin, Albana po sjell standarde të reja në organizimin e eventeve në komunën tonë.
Ky është një shembull konkret i mënyrës se si mbështetja institucionale mund të fuqizojë të rinjtë dhe gratë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të pavarur ekonomikisht.
Ne besojmë se përmes politikave tona të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të ndërmarrësisë, do të vazhdojmë të krijojmë mundësi reale për qytetarët tanë. Rezultatet janë të dukshme – dhe kjo na motivon për të punuar edhe më shumë.
Suksese Albana dhe gjithë ekipi i EDM Events në rrugëtimin tuaj sipërmarrës!
Alban Hyseni
Kryetar i Komunës së Gjilanit