“Krejt të rinjtë e Lladovës me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni, që në balotazhin e 14 nëntorit, do të garojë si kandidati i kësaj Lëvizje për kryetar të komunës së Gjilanit.
“Në vazhdën e takimeve mobilizuese, mbajtëm takim me struktura tona dhe me të rinjtë në Lladovë. Rinia aktive është vlerë e një vendi. E tillë është rinia e Lladovës, e cila është e përkushtuar për të sjellë frymë të re qeverisëse”, ka thënë Hyseni.
Ai bëri me dije se i ka falënderuar të gjithë për angazhimin e pashoq, ndërsa u shpreh se mobilizimi të cilin e gjetën aty, ua rikonfirmon vullnetin për qeveri të re me energji të reja.