Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një takimi me banorët e fshatrave të Bresalcit dhe rrethinës, ka theksuar se për herë të parë pas shumë vitesh këto zona kanë përfituar projekte konkrete nga Komuna.
Hyseni u zotua se në mandatin e ardhshëm do të intensifikojë edhe më shumë investimet, në mënyrë që fshati të marrë vëmendjen që meriton.
Statusi i plotë:
Takimet me qytetarë i vazhduam në Bresalc, ku u takuam me banorët e fshatrave Bresalc, Verbicë, Ponesh, Gadish, Kishnapole dhe Mihirt.
Për herë të parë pas shumë vitesh, këto fshatra e kanë ndjerë dorën e Komunës dhe kanë parë projekte konkrete që u shërbejnë qytetarëve. Këto punë të mira janë mirëpritur nga banorët, gjë që u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e madhe në tubimin e sonte, ku na nderoi me prezencë zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Shemsi Syla.
Zotohemi se në mandatin e ardhshëm, bashkë me Blerim Hazirin dhe Iliriana Uruqin, në asamble do t’i intensifikojmë edhe më shumë këto investime, në mënyrë që fshati të marrë vëmendjen dhe fokusin që e meriton.
#BASHKËpërGjilanin