Sot vizitova nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore të fshatit Kurexhaj, ku është duke u realizuar një ndërhyrje infrastrukturore e rëndësishme për komunitetin lokal.
Aktualisht janë në proces punimet për rehabilitimin dhe asfaltimin e rreth 6 kilometrave rrugë, investim ky që adreson një kërkesë të kahershme të banorëve, jo vetëm të atyre që jetojnë në fshat, por edhe të shumë familjeve me prejardhje nga kjo zonë.
Ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale, lehtësimit të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Investime të tilla janë pjesë e vizionit tonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjitha zonat e komunës së Gjilanit.
Do të vazhdojmë me përkushtim në secilin cep të komunës, sepse besojmë në zhvillim gjithëpërfshirës dhe në investime që e prekin jetën e qytetarit çdo ditë.