Kandidati i VV-së për të parin e Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me ministrin e MBPZhR-së
Në një postim në rrjete sociale, Alban Hyseni, kandidat i LVV-së për kryetar të komunës së Gjilanit nga LVV, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ministrin e MBPZhR-së, për t’i diskutuar siç ka thënë, brengat e fermerëve të Komunës së Gjilanit dhe zgjidhjen e problemeve të këtij sektori, të cilin e ka cilësuar “të ndjeshëm”.
POSTIMI:
Rastësisht sot u takuam me zv.ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi dhe Asistentin Administrativ Armend Musaj.
Në këtë takim joformal i njoftova për brengat që kanë fermerët e Komunës së Gjilanit dhe të njejtën kohë diskutuam për zgjidhjen e problemeve të këtij sektori kaq të ndjeshëm.
Ballafaqimi me pandeminë na ka rikujtuar më së miri rëndësinë e prodhimit vendor. Në situata të tilla shteti duhet të ketë kapacitetet që për çështje dhe nevoja bazike të qytetarëve, zgjidhjen ta ketë brenda.
Ju sigurojmë se ka përfunduar koha e manipulimeve e keqpërdorimeve të detyrës nga zyrtarët e inspektorët, duke përfituar personalisht apo grupe të caktuara, e kështu duke dëmtuar fermerët e ndershëm.
Së bashku u dakorduam që ditëve në vijim të takojmë fermerët e Komunës sonë dhe të diskutojmë për hallet e këtij sektori.