Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatin Kravaricë, ku është pritur ngrohtë nga banorët dhe familjet Shaqiri.
Hyseni ka thënë se Kravarica është harruar nga qeverisjet e kaluara dhe ka premtuar se do të kthehet vëmendja dhe investimet në këtë zonë, me projekte konkrete për zhvillimin e çdo fshati të Gjilanit.
Statusi i plotë:
Në fshatin Kravaricë u pritëm ngrohtë dhe me respekt nga familjet e Hajredin dhe Beqir Shaqirit, bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për Asamble, Astrit Sherifi dhe Kushtrim Ibrahimi.
Kravarica është harruar nga qeverisjet e kaluara, pa asnjë projekt e pa asnjë investim. Ne do ta kthejmë vëmendjen e shtuar aty dhe në secilin fshat që kurrë s’ka përjetuar punë të mira.
Banorët dhe lagjet e Kravaricës do t’i përkrahim me projekte dhe vizion. Jemi BASHKË që secili fshat i Gjilanit tonë të zhvillohet fuqishëm.
#BASHKËpërGjilanin