Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të takojmë bashkëvendas tanë në Shoqatën kulturore dhe humanitare për Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut në Turqi.
Në këtë takim të përzemërt bashkë me kandidatët për deputetë, Bajram Mavriqi dhe Albert Selishta, na priti kryetari i Shoqatës, z. Recep Gündüz, ku diskutuam për sfidat e shqiptarëve dhe rolin e mërgatës në ruajtjen e identitetit.
I falënderojmë nga zemra për mikpritjen, respektin dhe nderin e madh që na bënë në këtë takim.

