Sot bashkë me kandidatët për Asamble, Leonora Morina Bunjaku, Ali Arifi, Avdyl Kurteshi, Ardhmërie Musliu Jakupi si dhe deputeten Liza Gashi, zhvilluam një takim të ngrohtë dhe të frytshëm me pensionistët tanë.
Jemi në proces të ndërtimit të Qendrës së Qëndrimit për të Moshuar, një projekt i rëndësishëm që do të sigurojë kujdes dhe dinjitet për gjeneratat që na kanë dhënë shumë.
Në mandatin e dytë, do të vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh, duke subvencionuar barnat për pensionistët dhe duke e rritur cilësinë e shërbimeve për ta.