Fjalimi im në hapjen e fushatës.
Të dashur qytetarë,
Të dashur aktivistë,
Të dashur kandidatë për asamble komunale,
Të nderuar deputetë dhe pjesëmarrës të tjerë,
Jemi mbledhur sonte, në ditën e parë të fushatës, me qëllim të prezentimit të kandidatëve për asamble komunale nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
E veçanta e listës tonë fituese është se kemi gjithpërfshirje, energji e vullnet rinor, profesionistë e ekspertë me përvojë të gjatë. Lista fituese përfaqëson gratë e vajzat, burrat e djemtë. 42% e listës sonë janë gra e vajza.
Tani, më lejoni që shkurtimisht e në mënyrë të përmbledhur të bëjë prezentimin e asambleistëve të ardhshem të Komunës së Gjilanit, të përfaqësuesve të Komunës sonë.
1 – Ismajl Kurteshi
2 – Arianit Sadiku
3 – Arberesha Berisha
4 – Bejtullah Osmani
5 – Krenare Latifi Kqiku
6 – Ardhmerie Jakupi Musliu
7 – Besnik Shala
8 – Valdrin Bajrami
9 – Vijoleta Behluli
10 – Doruntina Hasani
11 – Selvete Sylejmani
12 – Hekuran Rapuca
13 – Diellza Lubishtani
14 – Shefqet Jakupi
15 – Ganimet Sabedini
16 – Ajsun Abdullahu Sadiku
17 – Bedri Asllani
18 – Arsim Murati
19 – Ema Aliu
20 – Arbër Musliu
21 – Arbnor Zeqiri
22 – Sebahate Arifi
23 – Arbend Rexhepi
24 – Naser Ahmeti
25 – Anila Kastrati
26 – Mimoza Kadriu Qerimi
27 – Nuhi Duraku
28 – Laurant Shabani
29 – Florentina Vokshi
30 – Blerim Haziri
31 – Esra Sadiku
32 – Naser Sejdiu
33 – Selajdin Salihu
34 – Afërditë Maloku
36 – Tahir Dalipi
37 – Viola Shala
38 – Nexhmedin Bllaca
Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi,
Kjo ishte lista e fitorës. Secili kandidat me veti të veçanta e përfaqësues plotë dinjitet për gjilanasit. Ju do të jeni garanca e rrugës sonë të sigurt e të drejtë. Ju do të jeni zëri që do të dal në mbrojtje të qytetarit, që do të ndihmoj në jetësimin e projekteve tona për Gjilanin.
Duke e ditur që jemi ndryshe, duke u dëshmuar me ndershmëri e qëndrueshmëri, me përfaqësim profesional e të dinjitetshëm, ne do të sjellim lavdinë e dikurshme në komunën tonë.
Shëndetësia me shërbime cilësore e pacienti në qendër të vëmendjes. Pandemia ka shkaktuar me miliona viktima në gjithë botën, nuk po e kursen as edhe Republikën e Komunën tonë. Andaj, sikur sonte, me distancë e me masa, në ambient të hapur, fushata jonë elektrorale do të percjell mesazhin e ndryshimit, frymën e respektimit të vendimeve shtetërore, e fitoren plebishitare të Lëvizjes gjithandej Kosovës, sidomos në Gjilanin tonë të dashur.
Ekonomia ka pësuar goditje të rënda. Ne duhet ta rikthejmë atë në lavdin e dikurshëm. Mundësi të zhvillimit për bizneset e Komunës, hapësire e ndihme për start up-et e reja. Punësim për rininë, e mirëqenie për qytetarët në nevojë. Mirëqenie e barazi për të gjithë!
Arsimi është baza e ndërtimit të shoqërisë. Ne do të garantojmë që menaxhmenti ne arsim, duke filluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, do të jene njerëz profesionistë. Përveç profesionalizmit, në fushën e arsimit, ne zotohemi që me veprime konkrete do të ndryshojmë rrenjësisht mesimdhënien e mesimnxënjen. Ngritja e cilësisë do të jetë rezultati i ketyre masave. Padrejtësia e përzgjedhjes së stafit në shkollat tona, do të marr fund një herë e mirë. Transparencë radikale dhe kritere të percaktuara qartë në konkurset e Komunës.
Mësim gjith-ditor në një shkollë brenda mandatit të parë. Përditësim i ambienteve shkollore. Kënde leximi për secilen shkollë të komunës.
Do të ndërtojmë dhe përshtasim objekte ekzistuese per çerdhe. Synojmë përfshirjen maksimale të femijëve në çerdhe.
Gjilani njihet për sportin e sportistët e dalluar. Suksese të klubeve dhe sportistëve brenda e jashtë vendit. Ambasadorët më të mirë të shtetit. Zotohemi qe projekti i zvarritur i stadiumit të qytetit, do të përfundojë brenda mandatit të pare të qeverisjes.
Rehabilitimi i palestrës “Bashkim Selishta” duke rregulluar sistemin e ngrohjes, dyshemenë, nyjet sanitare etj. Mirëmbajtje për palestrën dhe të gjitha terenet sportive ne nivel të komunës.
Do te angazhohemi që në secilin lokalitet te Komunës të ndërtohen terene sportive e rekreative.
Në bujqësi, garantojmë shpërndarje të barabartë, transparencë të plotë e llogaridhënie për perkrahjen dhe ndihmën në këtë sektor. Do të krijojmë një trupë profesionale të përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse e cila përmes vizitave në teren siguron ofrimin e asistencës profesionale në dhënien e këshillave fermerëve për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Kjo trupë gjithashtu do të organizojë trajnime në fusha të ndryshme të bujqësisë për fermerët tanë.
Fokus i veçantë për agroturizmin dhe turizmin rural. Në qeveritë e kaluara komunale kanë munguar investimet konkrete për zhvillim ekonomik në pjesët rurale të Komunës së Gjilanit. Investimet e pakta kanë qenë kryesisht të drejtuara në qytet duke pamundësuar zhvillimin e fshatrave të cilat ofrojnë mundësi të mëdha.
Të dashur aktivistë,
Të dashur qytetarë,
E kuptoj mllefin e zhgenjinim. Arsyet e angazhimit tonë politik, si aktivistë e antarë të Levizjës, si qytetarë aktiv në shoqëri, janë zhgenjimi nga politika e deshprimi me gjendjen e tanishme. Lë të jetë ky burimi i energjisë tonë për ndryshimin e kësaj situate. Lë të jetë kjo energjia jonë për të punuar gjatë kësaj fushate elektorale, për subjektin qe nuk ka premtuar për të gënjyer, që nuk ka mashtruar për t’u pasuruar.
Levizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që premton shpresën.
Levizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që mund të kthej shpresën.
Levizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që mund të qeverisë ndryshe.
Levizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që mund të qeverisë me ndershmëri.
Levizja VETËVENDOSJE! është subjekti i vetëm që mund të qeverisë me profesionalizem.
Andaj, të dashur qytetarë, për një qeverisje ndryshe, të ndershme e profesionale, iu bëjë thirrje, nga ky takim, me asambleistët e ardhshëm të komunës, që bashkarisht, të pa ndarë, si gjithnjë, si në çdo fushatë, si në fitoret e kaluara, edhe në këto zgjedhje, 17 tetori si rezultat i besimit qytetar, të sjellë në krye të Komunës Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke rikthyer qytetarin në qeverisje.
Ju falemnderit e mirë u pafshim!