Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në studion e emisionit “Adresa” ka deklaruar se sipas matjeve të fundit të bëra nga ekipi i tij, ai del fitues i zgjedhjeve që në raundin e parë.
“Matja e fundit që kemi bërë na nxjerr fitues pa balotazh. Çka na mbetet neve tash si punë e si angazhim është që jo me arrogancë, jo me mendjemadhësi, pra jo me vetëbesim të tepruar por me punë në terren dhe në takime me qytetarët dhe me kërkesë për punët që i kemi bërë, të kalojmë garën në raundin e parë më 12 tetor, në mënyrë që mos të kalojmë në raundin e dytë,” tha Hyseni.
Ai theksoi se fushata e tij do të fokusohet tek puna konkrete e bërë gjatë mandatit, duke u kërkuar qytetarëve besimin edhe për një mandat tjetër pa nevojën e balotazhit. /Gazeta10