Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar mbi 70 studentë të shkëlqyer që kanë përfunduar praktikën me pagesë në institucionet komunale.
Gjatë takimit, Hyseni ka vlerësuar lart energjinë, idetë dhe vizionin e të rinjve, duke theksuar se kjo përvojë ka qenë një mundësi e vlefshme për zhvillimin e tyre profesional dhe për njohjen nga afër me funksionimin e administratës lokale.
Statusi i plotë:
Mbi 70 studentë të shkëlqyer të Gjilanit tonë na e gjallëruan komunën për tre muaj, përmes praktikës me pagesë që ndoqën në institucionin tonë.
Ishte kënaqësi e veçantë t’i takoj disa prej tyre dhe të dëgjoj nga afër përvojat e tyre gjatë kësaj periudhe si pjesë e administratës komunale.
Të rinjtë tanë janë të gatshëm për tregun e punës, me energji, ide dhe vizion të qartë për të ardhmen. Jam i bindur se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional.
Ne jemi shumë krenarë për secilin prej tyre, për përkushtimin, seriozitetin dhe dëshirën për të kontribuar në qytetin tonë.










