Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vendimit për caktimin e datës 28 dhjetor, kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Në një postim publik, ai ka theksuar se mërgata shqiptare dhe qytetarët kudo në Kosovë po riafirmojnë unitetin dhe vendosmërinë e tyre në prag të këtij procesi zgjedhor.
Sipas Hysenit, ky mobilizim i përgjithshëm paraqet vazhdimësinë e angazhimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe për synimet që, siç tha ai, bashkojnë qytetarët brenda dhe jashtë vendit. Ai shtoi se data e zgjedhjeve paraqet një moment të rëndësishëm për vendimmarrje dhe orientim të mëtejmë politik.
Në mesazhin e tij, kryetari i Gjilanit theksoi se mërgata vazhdon të mbetet pjesë thelbësore e proceseve demokratike në Kosovë, duke shtuar se 28 dhjetori do t’i gjejë ata të bashkuar me qytetarët e vendit në këtë rrugëtim politik.










